Sindikata e Shëndetësisë për vendimin e Qeverisë për pagat shtesë: Është skandaloz

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shtesave jo më pak se 60 euro për tre muaj për punëtorët shëndetësorë, njofton Shqip.com.
Përmes një komunikate, nga FSSHK kanë thënë se ky vendim është skandaloz dhe se janë të zhgënjyer lidhur me këtë vendim.
Po ashtu, bëhet e ditur se FSSHK sot është duke i kontaktuar forumet e veta dhe javën tjetër do të mblidhet Këshilli Drejtues si një organ i lartë vendimarrës për të vendosur lidhur me reagimet sindikale.
“FSSHK që sot është duke i kontaktuar forumet e veta dhe javën tjetër do të mblidhet Këshilli Drejtues si organ më i lartë vendimmarrës për të vendosur në lidhje me reagimet sindikale. Në fund me këtë qasje të Qeverisë së Kosovës kundrejt punëtorëve shëndetësor nuk do të ketë paqe sociale dhe për të gjitha dëmet e shkaktuara përgjegjëse do të jetë Qeveria e Republikës së Kosovës. FSSHK do të gjej modalitetin e ragimit sindikal duke mos cënuar dhënien e shërbimeve shëndetësore për popullatë e gjerë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Ndryshe, sot Qeveria ka marrë disa vendime, ndër të cilat edhe pagesat shtesë për punëtorët shëndetësor në tre muajt e ardhshëm në vlerë prej 60 eurosh. /Shqip.com