Sindikata e Re KEK, kërkon rritjen e pagave dhe rritjen e çmimit të paguar për shujta ushqimore

Kryesia e sindikatës së Re KEK, ka kërkuar rritjen e pagave për punëtoret nga menaxhmenti dhe bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës.
Përmes një njoftimi për media, kjo kërkesë e tyre ka ardhur për shkak të angazhimit të punëtorëve të KEK-ut si dhe rritjes së çmimeve
“Duke pasur parasysh ngritjen e çmimeve në vendin tonë, dhe marrë parasysh angazhimin maksimal të punëtorëve të KEK-ut, për ta mbajtur prodhimin me energji elektrike, përkundër mungesës së madhe të punëtorëve, krahas inflacionit si dhe profitit të kompanisë, kërkojmë ngritjen e pagave për punëtorët e KEK-ut”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.
Po ashtu, ata kanë kërkuar që edhe shujta e ushqimit e cila paguhet nga KEK-u për punëtorët, të rritet nga 1.74 euro në 5 euro.

“Gjithashtu punëtorët e KEK-ut kanë një shuajt të ushqimit nga 1.74€ që më këto mjete mund të marrësh një byrek me jogurt. Marrë parasysh punën e rëndë dhe kushtet të vështira te punës kërkojmë që kjo shuajt të rritet në 5€”.
Me 8 prill të këtij viti, kjo sindikatë kishte protestuar para Qeverisë së Kosovës.
Njëra ndër kërkesat e tyre ishte edhe ngritja e pagave prej 100 euro si dhe zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore./Shqip.com