Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë për sot
Publikuar:
(16.03.2023 08:30:02)

Sindikata e Re e KEK-ut ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme.
Siç është njoftuar protesta ka të bëjë me rritjen e pagave për të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës.
Protesta do të organizohet nga sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë duke filluar nga ora 12:00.
Kujtojmë se edhe para disa muajsh kryesia e sindikatës së Re KEK, ka kërkuar rritjen e pagave për punëtoret nga menaxhmenti dhe bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës.
Përmes një njoftimi për media, kjo kërkesë e tyre ka ardhur për shkak të angazhimit të punëtorëve të KEK-ut si dhe rritjes së çmimeve
/Shqip.com