Sindikata e Infermiereve të Kosovës organizon grevë

Sindikata e Infermierëve të Kosovës pritet që të organizojë grevë gjatë ditës së nesërme.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga SKS-ja.
Sipas njoftimit, greva pritet të mbahet në disa qytetet të Kosovës dhe do të zgjasë prej orës 08:00 deri në ora 09:00.
“Greva do të mbahet edhe në Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Vushtrri dhe disa qendra të tjera. Ora 08:00-09:00” thuhet në njoftimin e SIK-së.
Po ashtu në bazë të njoftimit janë bërë të ditura edhe kërkesat.
“Pagë dinjitoze ose koeficient 7.1 bazuar në tabelën e koeficientëve të publikuar së fundmi, apo 70% e pagës së mjekut specialist (10.1 koeficientin mjeku specialist). Kushte më të mira të punës. Pagesat për vikende, ndrrime të natës, rrezikshmëri. Ngritja e pagesave për ndrrime të natës për 100%. Pagesa e orëve shtesë. Pjesmarrje të infermierëve në Komision Diciplinor dhe secilin komision ku ka të bëj me infermierinë. Përfaqësimi i infermierëve në Bord të SHSKUK, Komision Diciplinor, Departamenti i Infermierisë dhe pjesmarrje në konkurset publike” janë disa prej kërkesave të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.