Sindi modele në klipin e Bleros
Publikuar:
(27.11.2021 11:05:12)

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi ka lansuar projektin e tij me të ri të titulluar “Hej aman”.
Producent i këngës është bashkëpunëtori i këngëtarit, Nurteel, ndërsa për muzikën u kujdes po ashtu Nurteel dhe Blero.
Projekti është vizualizuar më një klip të veçantë, ku pjesë e tij është edhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Sindi Loci.
Ajo në një postim në Instagram ka thënë së ishte kënaqësi të merrte pjese në këtë klip.

“Shumë kënaqësi për mua që isha pjesë e këtij super projekti. Faleminderit Blero për besimin”, ka shkruar Sindi në mbishkrimin e fotografisë.
Ndryshe, projekti është duke u pritur mirë dhe vetëm 14 orë nga lansimi numëron mbi 14 mijë klikime në Youtube./SHQIP.com