Sindi komenton situatën Donald – Bora: Është bërë e lodhshme për…
Publikuar:
(23.04.2022 13:13:21)

Bora dhe Donald janë personazhet më të komentuar në media.
Kjo pasi dyshja pavarësisht ndarjes janë duke u përfolur për një ribashkim të mundshëm.
Së fundmi rreth kësaj situatë ka komentuar edhe ish-konkurrentja e Përputhen, Sindi Loci.
E pyetur nga fansat se çfarë mendimi ka për Borën dhe Donaldin, ajo ka thënë se kjo teme është bërë e lodhshme.
“Mendoi se është bërë një super teme e madhe nga media për ata që duan më pa romancë. Secili duhet të shoh jetën e tij, pa e diskutuar këtë temë, realisht është bërë e lodhshme”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Sindi ka treguar se është duke jetuar në Prishtinë.
Kjo pasi ajo është në përgatitje të emisionit të parë të dashurisë që do të fillojë në shtator./SHQIP.com