Sinani në Prishtinë, në Preshevë mbahet seanca për shkarkimin e saj

Në Kuvendin Komunal të Preshevës, është duke u mbajtur seanca për shkarkimin e Ardita Sinanit nga pozita e kryetares.
Burime të Shqip.com, brenda Kuvendit të Preshevës kanë treguar se aktualisht është duke u mbajtur seanca për shkarkimin e Sinanit.
“Jemi duke e mbajt seancën, ashtu siç është thirrë për arsyen e njëjtë”, njofton ky burim.

Në dokumentin e siguruar nga Shqip.com, Sinan Salihu kishte nënshkruar kërkesën për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Alternativës për Ndryshim të Shqipërim Arifit, për shkarkimin e Sinanit.
Në arsyetimin për shkarkimin e Sinanit, thuhet “si pasojë e krizës institucionale dhe mosfunksionimit të pushtetit lokal”.
Sinani u zgjodh në krye të Preshevës më 21 maj 2021, si pjesë e Partisë për Veprim Demokratik./Shqip.com