Simptomat e astmës tek fëmijët

Astma është inflamacion i vazhdueshëm kronik i rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri.
Astma menaxhohet duke kontrolluar inflamacionin me ilaçe, duke shmangur shkaktarët kur është e mundur dhe duke përdorur medikamente për të trajtuar sulmet e astmës.
Diagnostifikimi dhe menaxhimi i astmës tek fëmijët nën moshën 5 vjeç mund të jetë i vështirë, dhe menaxhimi mund të jetë mjaftë i vështirë.
Revista Mayoclinic, në një artikull ka publikuar shenjat dhe simpotmat e zakonshme të astmës tek fëmijët nën 5 vjeç, të cilat përfshijnë:
Kollë
Fishkëllim gjatë frymëmarrjes
Probleme me frymëmarrjen ose gulçim
Një ndjenjë e ngushtë dhe e pakëndshme në gjoks
Përkeqësimi i frymëmarrjes gjatë natës
Ndryshimet sezonale bazuar në infeksionet e përhapura ose shkaktarët e alergjive.
Nëse, dyshoni se fëmija juaj ka astmë, për të diagnostikuar dhe monitoruar astmën tek fëmijët e vegjël bëhen disa teste laboratorike.
Testi i gjakut, mjeku mund të masë nivelet e disa qelizave të bardha të gjakut që mund të rriten si përgjigje ndaj infeksioneve.
Një radiografi e gjoksit mund të zbulojë ndryshime në mushkëri.
Testi i alergjisë, një test i lëkurës ose i gjakut mund të tregojë nëse fëmija juaj është alergjik ndaj një alergjeni të dyshuar ose të mundshëm.
Diagnoza e astmës tek fëmijët nën 5 vjeç mund të jetë sfiduese. Nëse fëmija juaj nën moshën 5 vjeç ka simptoma që mund të tregojnë astmë, mjeku ose specialisti i astmës, për trajtimin e saj vendozë diagnozë në bazë të gjendjes që mund të ndodhet fëmija./SHQIP.com