Si e sfidonte shtetin Kaça duke e bllokuar Policinë që të mos kapeshin kontrabanduesit

Policia e Kosovës mbrëmjen e 16 korrikut është sulmuar nga disa persona në veri të vendit përderisa e kishin vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandë mallrash.
Gjatë aksionit në fshatin Jashanicë, komuna e Leposaviqit, janë lënduar pesë zyrtarë policorë të cilët kanë marrë trajtim mjekësor si dhe është dëmtuar një veturë zyrtare.
Shqip.com në nëntor të vitit të kaluar kishte publikuar hulumtimin “Toka e askujt, krimi i të gjithëve” përmes të cilit zbardhej skema e kontrabandimit dhe pjesëmarrësit që nuk pyesin për ligj.
Bosi i kontrabandës Besim Zeqiri i njohur me nofkën “Kaça”, u shfaq nga hiqi, derisa Policia iu kishte vënë pas një të dyshuari për kontrabandë.
Në pamjet e vitit 2014 që i ka siguruar shqip.com, derisa kontrabanduesit ishin duke lëvizur nga Mitrovica e Veriut për në fshatin Shupkocv, Kaça me veturën llojit Audi dhe pa tabela, kishte bllokuar sërish autoritetet, duke u mundësuar kontrabanduesve përsëri largimin, të cilët kthehen sërish në Mitrovicë të Veriut, aty ku gjejnë përherë strehë.
Për të dy këto raste, ka kallëzime penale për “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.
Kallëzimet ishin dorëzuan në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, por autoritet nuk morën asnjëherë njoftim për to.
Për të kuptuar më shumë rreth kontrabandimit me mallra serbe në mënyrë ilegale, ndiqni dokumentarin e plotë këtu: