Shuplaka e Kejvinës ndaj Luizit – Olti Curri ironizon me modelen
Publikuar:
(17.01.2023 15:09:00)

Tensionet në mes të banorëve brenda shtëpisë së Big Brother Albania nuk kanë të ndalur.
Një moment aspak i hijshëm ka ndodhur në mes të dy banorëve të kësaj shtëpie.
Kejvina Kthella e ka goditur me shuplakë banorin tjetër të kësaj shtëpie Luiz Ejllin.
Ndaj kësaj ka reaguar Olti Curri i cili është opinionist në BVV Kosova, ku ka ironizuar përmes videove me të.
Po ashtu ai edhe ka thumbuar modelen për dhunën që ka ushtruar.
“Dhuna është streha e fundit të njerëzve të pazot”, shkroi ai.
/Shqip.com