“Shumica e mësimdhënëseve janë vaksinuar”

Shumica e mësimdhënëseve dhe stafit tjerë që punon në shkolla janë vaksinuar. Saktësisht 90 për qind janë vaksinuar, prej tyre 65 për qind me të dy dozat.
Kështu ka njoftuar të dielën, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbër Negavci – një ditë para se të fillojë procesi mësimor.
“Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësorë”.
“Kjo është mënyra më e mirë për të vënë pandeminë nën kontroll, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik”, ka shkruar Nagavci ndër tjerash në Facebook.
Kujtojmë se me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ishte vendosur që të shtyhet procesi mësimor.
Kjo pasi numri i vdekjeve dhe infeksioneve me COVID-19 ishte i lartë.

Momentalisht në Kosovë janë 4 mijë e 800 raste aktive.
Gjatë ditës së fundit kanë ndërruar jetë edhe tetë qytetarë.
Ndërsa, nga e hëna qytetarët janë të obliguar që ta kenë vërtetimin e vaksinës që të hynë brenda në kafene. /Shqip.com