Shtyhet seanca e Kuvendit e paraparë për nesër
Publikuar:
(11.12.2022 21:24:34)

Gjatë ditës së nesërme pritej të mbahej seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës mirëpo në pajtim të të gjithë grupeve parlamentare kjo seancë është shtyrë.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës.
“Me pajtimin e të gjitha grupeve parlamentare, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vendosur që seanca e Kuvendit, e paraparë për të hënën, më 12 dhjetor, të shtyhet për një ditë tjetër”, thuhet në njoftim.
Për mbajtjen e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e radhës, thuhet më tutje në njoftim.
/Shqip.com