Shtyhet gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit Nedeljko Spasojeviq, avokatit Faruk Korenica, i cili ishte i angazhuar në një tjetër seancë, është shtyrë të martën gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Një gjë e tillë, është konfirmuar nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj.
Gjykatësi Kurtaj tha se avokati Korenica e ka njoftuar gjykatën se është i angazhuar në një seancë tjetër, andaj nuk mund të jetë i pranishëm.
Gjithashtu, i njëjti tha se për anulimin e kësaj seance janë njoftuar të gjitha palët.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 11 janar 2023, e cila veçse ka qenë e caktuar.
Të akuzuarit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq ngarkohen se në bashkëpunim edhe me të pandehurit që janë në arrati Zheiko Bojiç, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç kanë kryer vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Seanca fillestare ishte mbajtur më 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.
Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas Apelit, në rivendosje nga gjykata e shkallës së parë duhet të eliminohen kundërthëniet, duke i dhënë mundësi prokurorit për t’u deklaruar ose për ta korrigjuar dhe plotësuar aktakuzën në mënyrë që aktakuza të jetë në përputhje me nenin 241 të KPPRK-së.
/Shqip.com