Lajme

Shtrenjtohen biletat në relacionin Mitrovicë-Prishtinë

Çmimi i biletave në relacionin Mitrovicë-Vushtrri-Prishtinë ka ndryshuar.

Çmiorja e re për një biletë autobusi nga Mitrovica në Prishtinë kushton 1 euro e 80 cent kurse për studentë 1 euro e 50 cent.

Ndërsa për të ardhur nga Vushtrria në Prishtinë do të kushtojë 1 euro e 20 cent kurse për studentë 1 euro.

Çmimorja është vendosur nga Kryesia e Shoqatës së Autobusëve të rajonit të Mitrovicës.  

Ndryshe çmimet e transportit janë rritur pas shtrenjtimit të çmimeve të karburanteve. /Shqip.com