Shtrenjtimi i naftës inspektohet nga MINTI, dyshohet se ka pasur orkestrim

Çmimi i naftës ka pësuar prapë rritje.
Në lidhje më këtë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë thënë se paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit.
Kjo ministri kanë thënë së autoritetet po inspektojnë në terren.
“Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren”.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem.
Ndryshe, një litër naftë tani kushton nga 1.59 euro deri në 1.69.
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, çmimi i naftës në botë ka shënuar rritje të madhe. Në Kosovë arriti në vlera rekorde prej mbi 1.8 euro.
Nga Shoqata e Naftëtarëve kanë paralajmëruar se s’do të ketë stabilitet të çmimeve në tregun e karburanteve deri në përfundim të luftës në Ukrainë./SHQIP.com