Shtetasi shqiptar lëndohet rëndë në një aksident trafiku në Kroaci
Publikuar:
(07.08.2021 13:35:17)

Një shtetas shqiptar është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:30 në Soline të Kroacisë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, transmeton Shqip.com.
E përditshmja “Dubrovački dnevnik” e Kroacisë ka zbuluar jozyrtarisht se personi që u lëndua rëndë është shtetas shqiptar i cili po drejtonte makinën me targa italiane.
Dy persona janë dërguar për në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikës./SHQIP.com