Shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Qeveria: Kanë aplikuar mbi 290 mijë persona

Mbi 290 mijë persona që punojnë në sektorin privat, kanë aplikuar deri tani për për shtesat prej 100 euro nga Qeveria e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë për SHQIP.com se këtë javë ka filluar shqyrtimi i aplikimeve.
“Deri më tani janë mbi 290 mijë aplikime për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat, teksa aplikimi vazhdon të jetë i hapur. Javën e kaluar është formuar komisioni për verifikimin e aplikimeve ndërkaq këtë javë ka filluar shqyrtimi i aplikimeve”, tha Kryeziu.
Ai shtoi se ekzekutimi i mjeteve do të fillojë pas verifikimit.
“Pas verifikimit do të fillojmë ekzekutimin e tyre. Po punojmë që kjo të ndodhë sa më parë”, ka thënë ai.
Aplikimi për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat ka nisur më 21 prill dhe siç ka njoftuar Ministria e Financave aplikimi do të përfundojë më 20 maj 2022.
Duke klikuar KËTU mund të aplikoni.

Qeveria e Kosovës më 12 prill mori vendim për ndarjen e një shume prej 100 eurosh për të gjithë pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik e privat si dhe personat në skemë sociale si ndihmë.
Deri tani, nga shtesat kanë përfituar pensionistët dhe punëtorët e sektorit privat,
Ndërsa, forma e aplikimit për mbështetje për studentët e niveleve Bachelor, Master e Doktoraturë është hapur më 7 maj dhe mund të aplikoni duke klikuar KËTU.
Qeveria e Kosovës më 12 prill mori vendim për ndarjen e një shume prej 100 eurosh për të gjithë pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik e privat si dhe personat në skemë sociale si ndihmë.
Kjo ndihmë ndaj qytetarëve do t’i kushtojë buxhetit të vendit rreth 100 milionë euro dhe përfshin mbi 800 mijë qytetarë./Shqip.com