Shtëpia e piktorit të njohur shqiptar do të kthehet në muze privat

Pesë shtëpi monumente kulturore po restaurohen falë programit të ri të mbështetjes financiare me Bonusin e Rijetëzimit, në Shqipwri.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti kanw vizituar Shtëpinë-Muze të piktorit, Vangjush Mio, në Korçë.
Ministrja Margariti informoi se është propozuar që kjo shtëpi të kthehet në një muze privat me standarde bashkëkohore dhe hapësira të bukura ekspozimi.
Për restaurimin e banesës janë parë elementë nga vetë pikturat e Mios, për të ruajtur origjinalitetin e saj.
Është aktualisht një muze dhe për ta bërë të qëndrueshëm financimin që ka bërë vetë familja do të ishte e udhës të ecej në këtë formë. Aktualisht është pa biletë. I kam këshilluar familjarët si të ndjekim hapat ligjorë. Gjëja më e mirë të bëhet një muze privat. Ne për momentin kemi pak të tillë.
Gjithashtu kryeministri vizitoi edhe “Shtëpinë Kote”, një nga më të njohurat në Korçë, e cila daton në gjysmën e parë të shek.XIX, monument kulture i kategorisë I, e cila poashtu falë bonusit të rijetëzimit do të rimarrë tërë shkëlqimin e humbur, duke u restauruar
Margariti u shpreh se kjo është banesa më e vjetër në Korçë me këtë lloj arkitekture.
https://fb.watch/gy6zLNs4jx/
/Shqip.com