Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet vitin e ardhshëm
Publikuar:
(24.09.2022 17:00:36)

Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet në vitin 2023.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, e cila komuna e Prishtinës ka futur në buxhet edhe shtatoren për Adem Jasharin.
“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.
Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vijë në Prishtinë.
Figura kombëtare e Adem Jasharit prin me numrin e përmendoreve të vendosura në Kosovë që del të jenë në Skenderaj, Vushtrria, Malisheva, Dragashi dhe Lipjani, Drenas dhe Fushë Kosovë./SHQIP.com