SHSKUK: 98 pacientë me oksigjenoterapi dhe tre në mjekim intensiv

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 157 pacientë me Coronavirus janë duke marrë trajtim mjekësor.
Sipas njoftimit, 4 pacientë janë të negativizuar nga COVID-19, përcjell Shqip.com
“Me oksigjeno-terapi janë 108 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë”, thuhet në njoftim.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme.
Klinika Infektive, 78 pacientë, mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë, klinika e Pediatrisë, 9 pacientë, klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 11 pacientë, Spitali i Prizrenit, 7 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë, Spitali i Ferizajt, 9 pacientë, Spitali i Gjilanit, 14 pacientë. /Shqip.com