Lajme

SHSKUK: 91 pacientë me oksigjeno-terapi, 9 në Mjekim Intensiv nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës

126 pacientë me COVID-19 janë duke marr trajtim spitalor në klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.

Ndërsa, nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bëjnë të ditur se 91 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 9 janë në Mjekimin Intensiv.

Ilustrim

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 55 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 12 pacientë

Spitali i Gjilanit, 16 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 10 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Në 24 orët e fundit në vendin tonë  183 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa dy persona e kanë humbur betejën me këtë virus. Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 4 mijë e 541./Shqip.com