Shqiptarja çudit me veshjen në Festivalin e Kanës
Publikuar:
(22.05.2022 13:05:21)

Festivali i Kanës është një ndër festivalet më të njohura të filmit nga e gjithë bota.
Mbahet në Francë, e njerëz me influencë të madhe të showbizit janë gjithmonë prezent aty, duke ecur në tapetin e kuq.
E këtë vit, duket se atë tapet po e kalon dhe shqiptarja Aurela Hoxha.

Modelja shqiptare u shfaq me një fustan të zi, mjaft transparente në kreacionin që mban vulën e brand-it të saj.

Veshja e saj për këtë festival dhe u pëlqye mirëpo në të njëjtën kohë, u përfol shumë negativisht.
Shumë fansa të modeles shprehin se është një paraqitje “vulgare” nga ana e saj për një event kaq të njohur.
E disa të tjerë shtojnë se kanë pëlqyer veshjen, por kanë pritur më shumë nga ajo. /SHQIP.com