Lajme

Shqiptarët u sulmuan nga 8 persona me veshje ushtarake, Balla kërkon shpjegime nga autoritetet malazeze

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Malin e Zi, ku 3 shqiptarë u dhunuan pa shkak nga 8 persona pranë Herceg Novit. Mësohet se agresorët ishin të veshur me uniformë ushtarake. Rrethanat e dhunës ndaj shqiptarëve të cilët po udhëtonin me automjet privat drejt Gjermanisë, nuk bëhen të ditura.

Policia e Herceg Novit ka marrë deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar. Besohet se dhunuesit janë shtetas serbë nga Bosnje Hercegovina.

Dhunimi barbar i shqiptarëve ka alarmuar Tiranën zyrtare.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka marrë kontakt me ministra të Qeverise së Malit të Zi dhe ka kërkuar prej tyre shpjegime lidhur me atë që ka ndodhur.

Balla ka kërkuar nga autoritetet malazeze reagim të shpejtë dhe zbardhje të ngjarjes së ndodhur në Herceg Novi.

Tre shqiptarët, Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci po udhëtonin me një automjet me targa gjermane kur u sulmuan nga turma e dhunshme.

Ata kanë marrë lëndime në pjesë të ndryshme të trupit, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, agresorët kanë goditur me sende të forta edhe makinën e shqiptarëve.

Lexo edhe:
Tre shqiptarë dhunohen barbarisht në Mal të Zi, autorët dyshohen 8 serbë nga Bosnja

/Shqip.com