Shqipëria zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shqipëria të shtunën, më 1 janar, zyrtarisht është bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përcjell Shqip.com.
Kjo është hera e parë e përzgjedhjes në këtë funksion pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ku u mbështet nga 175 shtete anëtare të OKB-së prek 190 që morën pjesë në votim.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka theksoi se zgjedhja e Shqipërisë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për dy vitet e ardhshme, përbën një mundësi historike por edhe një arritje për diplomacionë shqiptare.
“…Shqipëria ka fituar të drejtën për të qenë një nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit për një mandat dyvjeçar për vitet 2022-2023. Kjo do të thotë që nga 1 janari 2022 vendi ynë do të jetë anëtari i forumit më të lartë të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare ku trajtohen dhe merren vendime për çështjet më të mprehta që shqetësojnë botën sot sa i takon paqes dhe sigurisë…”, u shpreh Xhaçka.
Tutje, ajo falënderoi edhe shtetet e botës të cilat e kanë mbështetur Shqipërinë të jetë anëtare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së./SHQIP.com