Shqipëria pa masa anti-COVID’19, fluks qytetarësh në Morinë
Publikuar:
(01.05.2022 12:43:54)

Shqipëria ka hequr të gjitha kufizimet e Coronavirus për shtetasit që futen në territorin e tyre.
Vendimi ka filluar të zbatohet edhe në pikën e kalimit kufitar të Morinës.
Në Morinë ka fluks, ndërsa policia kufitare po zbaton procedurën e përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata.
Në pikën kufitare janë shtuar sportelet nga 5 në 7, si dhe një sportel tjetër lëvizës është përqendruar para P.K.K-ës.
Nga Kosova nuk është marrë ende ndonjë vendim për zbatimin e heqjes së kufizimeve në kufi, raporton Top Channel.
Në Pikën kufitare në Vërmicë, puna për kontrollin e certifikatave të vaksinimit dhe rregullave të pandemisë kërkohet edhe sot.