Shqipëria mikpret Kosovën në javën kulturore
Publikuar:
(23.11.2022 13:25:40)

Në kuadër të javëve kulturore ndërkombëtare, Shqipëria do të mirpresë Kosovën, deri më 30 nëntor.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka zbuluar detaje rreth temave dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë kësaj jave.
“Javët Kulturore Ndërkombëtare Shqipëria mikpret Kosovën deri më 30 nëntor”, shkruan Margariti.
Organizatorët kanë parashikuar ekspozita, përurime librash, shfaqje filmash, koncerte, biseda e diskutime etj.
Aktivitetet do të kulmojnë në datën 28, për Festën e Pavarësisë, me koncertin e Dua Lipës në sheshin “Skënderbej”.
/Shqip.com