Shqipëria me numrin më të madh të përdoruesve të kokainës në botë për kokë banori

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin bën të ditur se Shqipëria është vendi me numrin më të madh të konsumuesve të drogës kokainë për kokë banori.
Duke iu referuar statistikave, del se Shqipëria përbën për qindjen më të lartë në botë, me 3.7%.
Pasuar nga Anglia/Uellsi, me 2.67 për qind. E treta në renditje është Australia me 2.6 për qind, Skocia 2.34 për qind, Spanja 2.2 për qind, Holanda 2.2 për qind, Mali i Zi 1.8 për qind, Uruguai 1.8 për qind, Argjentina 1.67 për qind dhe Danimarka 1.6 për qind.
🇦🇱 Albania first in the world for cocaine consumption per capita pic.twitter.com/x8wxl0QDbs
— kos_data (@kos_data) April 30, 2022
Kjo statistikë përfshin moshën 15-64 vjeçare.
UNODC-ja publikon çdo vit raporte të shteteve me numrin më të madh të konsumuesve të drogave./Shqip.com