Lajme

Shqipëria dënon sulmet ndaj policisë në veri të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, e ka dënuar sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në Twitter ministria tha se këto sulme rrezikojnë që të krijojnë tensione në rajon.

Shqipëria dënon sulmet ndaj policisë në veri të Kosovës. Këto sulme kriminale rrezikojnë të krijojnë tensione në Kosovë dhe gjithë rajonin në një moment shumë delikat për sigurinë e rajonit dhe Evropës në tërësi”, thuhet në postim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Ministria gjithashtu bëri thirrje që këto sulme të hetohen urgjentisht dhe autorët të vihen para drejtësisë.

Para pak orësh edhe krye diplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka dënuar sulmet ndaj policëve në veri të Kosovës./Shqip.com