Shqipëri, shtyhet fillimi i procesit për zgjedhjen e Presidentit

Nisja e procesit për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë është shtyrë për datën 10 maj.
Kjo vendim është marrë pasi shumica e socialistëve dhe përfaqusit e opozitës kanë rënë dakord që procesi të shtyhet edhe për disa ditë të tjera.
Socialistët kanë propozuar që ky proces të nis sot mirëpo më këtë nuk janë pajtuar opozitarët të cilët kanë kërkuar që ky proces të shtyhet me datën 10 maj, kjo kërkesë është bërë nga kryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj.
Kjo kërkesë është pranuar nga ana e socialistëve.
Taulant Balla nga Partia Socialiste e Shqipërisë është shprehur se ata janë të interesuar që të zgjedhin një President që do të jetë i të gjithë shqiptareve e jo vetëm i socialistëve.
Raundi i parë pritet të zhvillohet me datën 16 maj.
Për zgjedhjen e Kreut të Shtetit mbahen deri në 5 raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë e cilësuar, ndërsa në dy raundet e fundit, presidenti mund të zgjidhet dhe me shumicë të thjeshtë./Shqip.com