Shqipëri-Kosovë: Bashkëpunim policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit
Publikuar:
(17.07.2024 19:32:06)

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla deklaron se gjatë takimit me homologun Sveçla kanë disktutuar lidhur me vijimin e marrëveshjeve mes dy vendeve për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit.

“Pas marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona, do të vijojmë me marrëveshje për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit”, shkruan ministri Balla.
/Shqip.com