Lajme

Shqipe Selimi: Avokati Young mbetet akoma pjesë e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit

Bashkëshortja e ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti – Selimi, ka reaguar në lidhje me infomacionin se David Young është larguar nga ekipi i mbrojtjes së Selimit.

Mehmeti-Selimi, thotë se David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimi, por që për shkaqe shëndetësore, “në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts”.

“Z. David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit. Megjithatë për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar Avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts, kurse bashkë-avokat z. David Young”- ka shkruar ajo.

Tutje, Mehmeti-Selimi, tha se ajo dhe familja e saj janë të kënaqur me punën e avokatëve.

/Shqip.com