Shqip.com shpall konkurs për pesë (5) pozita
Publikuar:
(21.01.2023 15:31:40)

Gazeta Online Shqip.com është në rritje të vazhdueshme të produkteve mediatike dhe po ashtu edhe të ekipit.
Shqip.com është e ndërgjegjshme se suksesi i një ekipi varet nga njerëzit që e përbëjnë atë.
Nëse jeni një person i/e pasionuar, motivuar dhe i/e zellshëm për të arritur sukses, jeni të ftuar të aplikoni për këto pozita të lira:
Menaxher(e) Marketingu një (1) pozitë
Agjent/e i/e Shitjes, katër (4) pozita
Ne jemi duke pritur të takohemi me ju dhe të bashkohemi në rrugën tonë të suksesit!
Prandaj, kushdo që është i/e interesuar mund të aplikojë për punë për pozitat e hapura.
Aplikimin mund ta bëni përmes modulit online në Jobs.Shqip.com.
Afati i aplikimit është deri me 31 Janar 2023, Ora 16:00
/Shqip.com