Shpëtim Desku tregon momentin e sikletshëm që i ndodhur në një hotel në Zvicër

Aktori dhe moderatori, Shpëtim Desku ka treguar për një ngjarje qesharake që i ka ndodhur në një hotel sa ishte duke qëndruar në Zvicër.
Ai tregon se kjo ngjarje i ka ndodhur në vitin 2006 kur Prishtina përballej me mungesë të ujit.
Desku ka thënë së pasi kishte prekur alarmin e sigurimit, kishin hyrë përgjegjësit e hotelit dhe e kishin parë në banjo ashtu si ishte.
“Hera e parë kur kemi shkuar në koncert. Pasi përfundoi koncerti shkruam në hotel, u shpërndamë nëpër dhoma. Në Prishtinë atë kohë nuk ka pasur ujë, dilshe gjysmë i lame”.
“Në 5 të mëngjesit hina në banjo me u pastru. Po e shijoj dushin. E lëshoj ujin edhe po e shoh një lidhëse në qosh, ishte alarmi i rrezikut. Unë e pështjell rreth gishtit, dojsha me ditë çka është dhe e tërhoqa. Mbas 10 minutave troket dikush derë, unë i them kush është me fole gjermanisht, na keni thirre, i thashë jo. Herën tjetër prapë ashtu, dhe hyn ai me kartelë dhe më gjen ashtu”.

Ndryshe, aktori moderon emisionin ”Kojshia show”, i cili ka një shikueshmëri të madhe.
Desku nuk e mohon që i gjithë suksesi i tij ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me Valon Malokun.
Sipas tij, gjithmonë nevojitet hera e parë, edhe nëse keni talent, duhet të jepet mundësia ta shfaqni.
“Ata ma kanë hapur derën”, rrëfej në LIBERO, Shpëtim Desku./SHQIP.com