Lajme

Shpërthimi në një lokal në Fushë Kosovë dyshohet se ndodhi nga një granatë dore

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Shpërthimi në një lokal në Fushë Kosovë mëngjesin e së hënës dyshohet se ka ndodhur nga një granatë dore, përcjell Shqip.com.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku ka bërë të ditur se nuk është raportuar për persona të lënduar.

Lexo edhe:
Dyshohet për shpërthim në një lokal në Fushë Kosovë

Sipas njoftimit të PK-së, si pasojë e shpërthimit në këtë lokal, janë dëmtuar dy vetura, xhamat e një lokali tjetër dhe xhamat e një banese.

“Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një lokal dhe si pasojë, janë dëmtuar dy vetura, xhamat e një lokali tjetër dhe xhamat e një banese. Të gjitha njësitë relevante kanë dal në terren dhe sipas tyre, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një granat dore.

Nuk raportohet për persona të lënduar.   Me urdhër të prokurorit rasti është inicuar si më lartë dhe është duke u hetuar nga njësitë përkatëse”, thuhet ndër tjerash në raport./SHQIP.com