Shpërthim me tritol në Tiranë
Publikuar:
(24.08.2022 09:05:06)

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një ndërtesë në Tiranë, mëngjesin e së mërkurës.
Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dykatëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç.
Siç raporton Euronews Albania, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.

Policia e Tiranës ka thënë se grupet hetimore po vazhdojnë punën e tyre për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Situata e shpërthimeve me tritol në Shqipëri gjatë këtij viti është në nivele shqetësuese, pasi deri më tani kanë ndodhur rreth 30 shpërthime./Shqip.com