Lajme Botë

Shpërthen fabrika e fishekzjarrëve, 9 të vdekur në Indi

Shpërthen fabrika e fishekzjarrëve, 9 të vdekur në Indi
Shpërthen fabrika e fishekzjarrëve, 9 të vdekur në Indi

Numri i të vdekurve nga shpërthimi brenda një fabrike fishekzjarrësh në shtetin lindor indian të Bengalit Perëndimor është rritur në nëntë, thanë zyrtarët.

Pesë persona u plagosën nga shpërthimi, i cili ndodhi të martën në zonën Egra të distriktit Medinipur Lindor, rreth 130 km në jug të Kalkuta, kryeqyteti i Bengalit Perëndimor.

Policia tha se fabrika ishte në një ndërtesë banimi dhe po hetohet.

“Deri tani, nëntë trupa janë gjetur dhe po bëhen përpjekje për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë të vrarë tjetër në incident,” tha një oficer i lartë i policisë për mediat.

Shpërthimet aksidentale janë të zakonshme në fabrikat dhe dyqanet indiane të fishekzjarrëve, pasi pronarët zakonisht shpërfillin standardet e sigurisë.

/Shqip.com