Lajme

Shpërthen bombola e gazit, pësojnë djegie tre persona në Shqipëri

Ilustrim

Tre persona kanë pësuar djegie trupore pas shpërthimit të një bombole gazi në një fshat të Maliqit në Shqipëri.

Siç raporton TCh, bombola e gazit ndodhej Brenda ndërtesës që banonin tre personat dhe shpërtheu në momentin kur njëri prej tyre ndezi cigaren.

Dëmtime në trup kanë marrë djali i pronarit të banesës, 34-vjeçari me iniciale R. K., dhe familjari i tyre 40-vjeçari A. M.

Ngjarja ka ndodhur dje në shtëpinë e 59-vjeçarit me iniciale R. K.

Të lënduarit do të transportohen drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Shqip.com