Shpërthejnë komentet negative për këngën e fundit të Xhensilës
Publikuar:
(27.04.2022 15:21:45)

Xhensila Murtezaj mbrëmë ka lansuar projektin e saj më të ri.
Kjo këngë e titulluar “Ale ale” ka disa javë që është paralajmëruar, por siç duket nuk e ka marrë efektin që është pritur.
Kënga ka marrë shumë komente negative nga fansat madje disa prej tyre kanë thënë se ajo ka publikuar këngën vetëm duke reklamuar trupin.

“ Ti kishe kushtu më shumë rëndësi këngës se sa dukjes do të ishte hite veror”, “ E ke prish muzikën o Xhensila këngë koti”.
Mirëpo, projekti që 22 orë nga lansimi ka marrë mbi 250 mijë klikime./SHQIP.com