Lajme

Shpërndahen broshura për udhëtime pa viza

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, pa pasur nevojë të presin më para ambasadave të huaja për t’u pajisur me vizë.

E lidhur me liberalizimin e vizave faqja qeveritare në ‘Facebook’ Integrimi Evropian i Kosovës”, njofton se sot, bashkëpunëtorët e tyre janë duke ndarë informata për qytetarët e Kosovës. 

“Hapësira është vendosur dhe broshurat janë gati – jemi këtu për të ju udhëzuar nëpër kapitullin e ri të udhëtimeve #PaViza në zonën Shengen që nis më 1 janar 2024!”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com