Shpallja “non grata” – Berisha fton SHBA-në ta rishikojnë vendimin

Ish-kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, i ka bërë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që të rishqyrtojë vendimin për shpalljen e tij “non grata”.
Ka bërë të ditur se do të vazhdojë misionin e tij “për të përmbysur regjimin dhe për sjellë Partinë Demokratike në pushtet”.
Po ashtu u ka bërë thirrje zyrtarëve amerikanë të dërgojnë në Gjykatën e Parisit çdo provë dhe fakt për shpalljen e tij “non grata”.
“Ndaj dhe unë nisa betejën time po aq i vendosur, si 32 vjet më parë të bëj gjithçka për dinjitetin tim, në sallën e gjyqit dhe kam muaj që pres.”
“Asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë. Për faktin e vetëm që nuk ekziston. U bëj thirrje zyrtarëve të DASH-it të çojnë në Paris çdo dokument që kanë. Unë marr çdo vendim ndaj vetes sime”.
Berisha më tej hodhi akuza të forta ndaj ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Ai e ka krahasuar ambasadoren amerikane me ata sovjetikë gjatë kohës së udhëheqjes nga Enver Hoxha.
“Ambasadorja të sillet si guvernatore, si ambasadori sovjetik në Tiranë”, ka thënë Berisha.
Ai nuk i ka kursyer as ofendimet ndaj Lulzim Bashës, duke i thënë se ka udhëhequr opozitën “duke u përkulur para regjimit të Edi Ramës”.
Pas tre muajsh me “Foltoren”, rreth orës 11:20 në praninë e 4.935 delegatëve të mbledhur nga Sali Berisha në “Air Albania”, Kuvendi Kombëtar ka filluar zyrtarisht punimet.
4.935 delegatë do të votojnë këtë të shtunë për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me argumentin se ka thyer statutin duke dëmtuar rëndë interesat e PD-së.
Kuvendi ka filluar votimin e fshehtë për shkarkimin e Bashës dhe me 18 dhjetor do të mbahet referendumi për të konfirmuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike./SHQIP.com