Shpallen rezultatet përfundimtare, 21 komuna në balotazh
Publikuar:
(28.10.2021 10:23:51)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur këtë të enjte rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahet më 14 nëntor për të zgjedhur kryetarin e ri.
Ndërsa, janë 17 komuna të cilat nuk kanë nevojë për balotazh pasi tashmë qytetarët kanë zgjedhur kryetarët të cilët do t’i udhëheqin na katër vitet e ardhshme.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se në rezultatet përfundimtare janë përfshirë edhe rezultatet e votave pas rinumërimit të 8 vendvotimeve.
Sipas tij, rinumërimi tregoi se ka pasur vetëm disa gabime “të vogla teknike apo njerëzore”.
Rezultatet përfundimtare, mund t’i gjeni duke klikuar në këtë link./SHQIP.com