Shpallen “persona non grata” 2 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Akuzohen për veprimtari kundër shtetit shqiptar (EMRAT)
Publikuar:
(04.08.2026 14:34:23)
Ministria e Brendshme ka shpallur non grata dy persona të tjerë me shtetësi nga Maqedonia e Veriut.
Burime të konfirmuara mediatike konfirmojnë se non grata janë shpallur Valon Belja dhe Bekir Halimi.
Dyshohet se dy shqiptarët nga Maqedonia e Veriut kryenin veprimtari kundër shtetit shqiptar.
Më herët Ministria e Brendshme ka shpallur person të padëshiruar edhe shtetasen nga Kosova Ikballe Huduti Berisha.
/Shqip.com