Sholz kërkon arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbise

Kancelari gjerman Olaf Sholz ka thënë se Evropa duhet të jete e bashkuar për të bërë më shumë në zgjidhjen e të gjitha tensioneve që mund të jenë paralajmërim për tensione.
Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ai u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta pranojnë dokumentin e propozuar.
“Duhet të bëjmë më shumë për të zgjidhur konfliktet në kufijtë tanë. Kjo përfshinë propozimin e iniciuar nga presidenti Macron dhe unë për propozimin për marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës. Dhe unë shpresoj që Beogradi dhe Prishtina do ta shfrytëzojnë këtë mundësi të shkëlqyeshme në interes të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë Evropës”, ka thënë kancelari gjerman.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, derisa mediat kanë paralajmëruar mundësinë që dyja vendet të lëvizin përpara drejtë marrëveshjes finale.
/Shqip.com