Lajme

Shoferi i taxit në Fushë-Kosovë dyshohet se ngacmoi seksualisht një kliente

TAXI
TAXI

Një grua ka raportuar në Polici se derisa ka qenë në një “taxi” shoferi e ka ngacmuar seksualisht.

“NGACMIM SEKSUAL – Fushë Kosovë  25.11.2023-17:00.  Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qen në TAX-i,  është ngacmuar seksualisht nga drejtuesi i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 – orësh të Policisë së Kosovës.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

/Shqip.com