Lajme

Shkurte Gashi publikon fotografi nga periudha e shtatzënisë

Lajmin se Shkurte Gashi u bë nënë ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, shkruan SHQIP.

Për një kohë shumë të shkurt para së ajo të bëhet nënë është ditur lajmi për historinë e saj të dashurisë me Albert Limanin.

Autorja e shumë hiteve u bë nënë në dhjetor të vitit të kaluar dhe më pas u mësua edhe identiteti i partnerit të saj.

E ftuar në rubrikën “5 data” në emisionin “Prive”, ajo ka rrëfyer se me Albertin është njohur përmes një miku të përbashkët.

“Njohja jonë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshit. Ai postoi një story në Instagram duke kënduar me një band. Dhe unë duke menduar se i kisha shkruar Milotit, i kisha shkruar Albertit. I shkrova: ‘Të lumtë Milot’. Pastaj më vjen një mesazh nga Albert Limani ‘Faleminderit shumë’ dhe një zemër.

Sa i përket djalit të saj, Malit, ajo ka treguar se ka ardhur pa planifikim, por tashmë janë shumë të lumtur si familje bashkë me të.

Këngëtarja tha se mund të kishte lindur në Zvicër, por ajo zgjodhi që të lindte në vendin e saj, në Kosovë.

Shkurtja po ashtu ka treguar se periudha e shtatzënisë ishte disi e vështirë, pasi përkoi me periudhën e pandemisë dhe kujdesej vazhdimisht për veten që të mos infektohej.

Ndërsa tashmë Shkurta kohë pas kohe në Instagram poston fotografi familjare, e tillë është edhe ajo e fundit.

“Periudha jonë e bukur”, është përshkrimi që këngëtarja ua ka vënë fotografive. 

Kujtojmë që këngëtarja ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor./SHQIP.com