Shkurte Gashi flet për Fifin pas largimit të saj nga Big Brother VIP
Publikuar:
(26.11.2021 21:32:45)

Të enjten gjatë ditës këngëtarja e njohur, Fifi është larguar nga “Big Brother Vip”, pasi sipas saj ka nevojë që të kujdeset për vetën e saj.
Pas kësaj ka pasur reagime të shumta në publik, por edhe nga kolegët e saj të estradës.
Së fundi ka qenë këngëtarja, Shkurta Gashi ajo cila ka publikuar një fotografi të Fifit, derisa i ka bashkëngjitur edhe një dedikim.
“Ti je fituese e dashur, për ndjenjat e bukura që na dhurove”, ka shkruar Shkurte Gashi.

Ndryshe, me të dalë nga shtëpia e Big Brother, Fifi në zyrat e Top Channel është pritur nga miqtë e saj më të mire dhe nga ish-konkurrentët e shtëpisë më të famshëm në Shqipëri.
Ishte Arditi dhe Paloma të cilët e pritën jashtë dhe e mbështeten për vendimin e marrë./SHQIP.com