Lajme

‘Shkrihet’ kadastra e Dibrës/ 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet i PS!

Një operacion i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër ka çuar në ekzekutimin e 14 masave të sigurisë, në kuadër të një hetimi mbi tjetërsimin e pronave dhe falsifikimin e dokumenteve zyrtare në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Dibër.

Mes personave ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”, mësohet se është edhe Daniel Gjurraj.

Gjurraj, një figurë e njohur në qarkun e Dibrës, ka qenë kandidat për deputet në Partinë Socialiste. 

/Shqip.com