Shkarkohet Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, është shkarkuar nga posti. Shkarkimi i Braverman vjen pas rritjes së tensioneve në Downing Street.
Braverman është akuzuar për rritjen e tensioneve me një artikull që ajo shkroi javën e kaluar në The Times, i cili akuzonte Policinë Metropolitane se kishte standarde të dyfishta në mënyrën se si i rregullon protestat e ndryshme bazuar në përkatësinë politike.
Sunak është përballur me thirrje nga laburistët për të shkarkuar sekretaren e tij pas artikullit, ndërsa Downing Street aktualisht po heton se si u botua pa redaktime.
Braverman po ashtu u kryqëzua për shkak të gjuhës së ashpër që përdori me endacakët, kur tha se ata jetojnë në rrugë për shkak se atë standart jetese kanë zgjedhur të jetojnë. Braverman u kryqëzua edhe për deklaratat ndaj shqiptarëve, të cilët i quajti “kriminelë”.
/Shqip.com