Lajme

Shkarkohet drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, e quan “vendim tendencioz”

Isuf Ibërdemaj, ish-drejtor i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan

Isuf Ibërdemaj është shkarkuar nga detyra e drejtorit në Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan.

Vendimi i cili u mor të enjten e 2 dhjetorit nga Ministria e Drejtësisë, me arsyetimin se tashmë ish-drejtori ka lejuar daljen dhe përcjelljen e të burgosurit B.M, nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Por, sipas Ibërdemajt vendimi është “tendencioz”.

Vendimi i MD-së për shkarkim

Në një prononcim për Shqip.com tha se aktualisht ndodhet në Gjermani, dhe se nuk ka pasur mundësi që ta shikojë në detaje vendimin.

“Sapo e shikova vendimin sepse jam jashtë vendit. Vendimi është tendencioz. E kam marrë me sportivitet këtë punë, sepse rregullohet shpejt, posa të kthehem në Kosovë”, deklaroi Ibërdemaj.

“Bëhet fjalë për një shkelje, sipas tyre, për një leje lirimi që e kemi dhënë për një të burgosur. Por, ai vendim ka qenë më urdhër të prokurorit, e për këtë ka qenë e njoftuar edhe vet ministrja”,

“Për veprimet e mija nuk mund të flas tani, por kur të kthehem besoj se do të sqarohet gjithçka”.

Që një vendim i tillë do të merret për të tha se e ka ditur më parë, por shtoi se “nuk e kam ditur nivelin e ulët të përmbajtjes së vendimit”./SHQIP.com