Shkaktarët kryesorë të përzierave në stomak

Ka disa shkaqe që mund të shkaktojnë të përziera në stomak. Në rrethana të caktuara mund të kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore dhe në të tjera mund të zgjidhen më lehtë.
Shkaqet e mundshme që shkaktojnë të përziera.
Konstipacioni
Kjo është një gjendje gastrointestinale me disa simptoma të dhimbshme dhe të përzierat mund të jenë gjithashtu një simptomë e kapsllëkut kronik.
Helmimi nga ushqimi
Është një përvojë e pakëndshme që zgjat rreth dy ditë dhe ndodh kur ka një infeksion bakterial në traktin gastrointestinal. Ndodh që të përzierat të jenë një nga simptomat e para.
Nëse vëreni dhe dyshoni për helmim nga ushqimi, vizitoni mjekun shpejt sepse të përzierat janë vetëm një nga simptomat më të lehta.
Gastroenteriti
Njihet ndryshe edhe si gripi i stomakut dhe zhvillohet në zonën gastrointestinale. Ai ndryshon nga helmimi me ushqim sepse mund të shkaktohet nga bakteret dhe gjithashtu viruset.

Të përzierat janë një nga simptomat dhe të tjerat mund të përfshijnë ethe, djersitje, të vjella dhe ngërçe në stomak.
Gastriti
Është inflamacioni kronik që ndodh në mukozën e stomakut. Të përzierat, së bashku me të vjellat dhe dhimbjet e stomakut, janë simptomat kryesore.
Çfarë duhet të bëni kur keni të përziera?
Trajtimi zakonisht varet nga shkaku. Disa raste mund të jenë mjaft të lehta për t’u trajtuar në shtëpi, dhe të tjera mund të kërkojnë trajtim urgjent.
Nëse nuk jeni në gjendje të konfirmoni se cili është shkau i saj, ju duhet të konsideroni të kryeni menjëherë një vizitë mjekësore pasi mund të jetë një simptomë e sëmundjeve kërcënuese për jetën si gurët e tëmthit, gastroenteritis, ulçera peptike dhe helmimi nga ushqimi.
/Shqip.com